Lajme

17 October 2017

Khloe Kardashian “kryqëzohet” nga fansat pasi fotoshopoi barkun e saj në foton e fundit

Ditëve të fundit u publikuan disa foto të Khloe Kardashian ku shfaqej e veshur me rroba të gjera, të zeza për të fshehur pikërisht barkun e fryer, duke na konfirmuar lajmin se është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e saj Tristan Thompson. Por vetëm dje ajo postoi një tjetër foto që na hutoi përsëri. Ajo shfaqet duke u puthur me partnerin e saj 7 vjet më të vogël, një foto shumë e bukur, por që i çuditi fansat pasi Khloe-s nuk i duket aspak barku edhe pse ka veshur një fustan të zi të ngushtë pas trupit.

Ndjekësit e shumtë më Instagram e kanë akuzuar ashpër se ka përdorur photoshop duke e cilësuar edhe si një nënë e keqe që nuk po e trajton aspak mirë fëmijën e saj ende pa lindur. Për hir të së vërtetës nëse në këtë foto është përdorur photoshop, duhet ta përgëzojmë atë personin që e ka bërë, pasi e ka fshirë barkun e 33-vjeçares në mënyrë të përkryer, por nuk na duket kështu.

Ndoshta është një foto e bërë para disa kohësh, por e postuar nga bukuroshja vetëm pak orë më parë. Pse jo, edhe kjo mund të jetë. Fundja nëse do e kishte hedhur atëherë kur fotoja është shkrepur nuk do të kishte marrë këtë vëmendje që mori sot.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com