Cheryl gëzon fansat me lajmin e saj…
Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja 34-vjeçare Cheryl është shprehur se shumë shpejt do ti rikthehet muzikës. Këngëtarja e hitit “Fight For This Love” po pret me padurim të publikojë këngën e re por që do të jetë paska ndryshe nga hitet e mëparshme.
Gjithçka ka ndryshuar për të që nga ardhja në jetë, në muajin mars e fëmijës së saj të pare sepse ajo tashmë i sheh gjërat në një mënyrë ndryshe.
“Interesante është fakti që tani e dua më shumë muzikën së sa kurrë më parë. Djali im e pëlqen muzikën time gjithashtu dhe unë gjithmonë kam luajtur muzikë gjatë shtatzanisë. Kështu që prapë në skenë, prapë në studion e regjistrimit. Do të jetë shumë bukur”, ka thënë Cheryl.