Princi Harry ka tjetër ide për dasmën e tij mbretërore
Princi Harry dhe Meghan Markle nuk e kanë shpallur ende publikisht fejesën, por gjithkush ka nisur ka nisur të flasë për një dasmë mbretërore, për një ceremoni madhështore përrallash,për grimin dhe fustanin e princeshës së ardhshme. Por princi Harry nuk është aspak gati për këtë. Sipas “Us Weekly”, princi do të bëjë një ceremoni shumë më intime nga ajo e vëllait të tij gjashtë vite më parë. Harry do të donte të martohej në kishën e St George në kështjellën Windsor. Mendohet se edhe mbretëresha Elizabeth do të jetë pjesë e dasmës. Megjithatë të mos harrojmë se bëhet fjalë për një dasmë mbretërore, ku sado intimitet të kërkojë princi, me siguri do të jetë larg çdo pritshmërie tonën ditën kur ajo të ndodhë.