Babai i Dua Lipës i “vjedh” asaj gjithë vëmendjen
Dua Lipa është vazhdimisht prezente në faqet rozë të mediave të huaja për faktin se momentalisht ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Por, mediat e huaja kësaj radhe janë ndalur tek i ati i këngëtares, Dukagjin Lipa.
Portali më i klikuar në mbarë botën “Buzzfeed shkruan një lajm me titull “Mos i thoni Duas, por ne e kemi fiksim babanë e saj. Nëse po e lexoni këtë nga planeti Tokë jemi të sigurt që e njihni Dua Lipën, ose të paktën e keni dëgjuar njëherë hitin “New Rules”. Pasi e filloi si një adoleshente duke regjistruar covera në youtube, tani 22-vjeçarja ka firmosur një kontratë me “Warner Music Group”, por ne dimë një detaj rreth Dua Lipës, që besojmë se duhet ta dini edhe ju, babai i saj është shumë i pashëm”.