Lajme

20 October 2017

Grabitet shtëpia e Mariah Carey, këngëtares i vidhen sende me vlerë 40 mijë euro

||
0 Comment
|

Gjatë vitit 2017 janë thyer dhe vjedhur vilat e Jason Derulos, Alanis Morissettet, David Spadet, Emmy Rossumit dhe Scott Disickut. Sipas revistës së njohur amerikane “TMZ”, së fundmi këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as këngëtarja Mariah Carey. Mësohet se grabitësit kanë vjedhur në shtëpinë e saj shumë sende me vlerë të çmuar në vlerë rreth 40 mijë euro.

Grabitësit kishin mundur të hynin në shtëpi përmes një prej dritareve që janë në shkallët e jashtme të vilës. Çuditërisht, ata vodhën vetëm portofole dhe syze unike të këngëtares amerikane. Polica amerikane ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast, por kjo vjedhje nuk besohet se do të paraqesë problem të madh financiar për Careyn pasi që pasuria e saj llogaritet të kap vlerat e 500 milionë eurove.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com