Michelle Williams ka menduar vetëvrasjen kur ka qënë pjesë e grupit “Destiny’s Child”
“Destiny’s Child” është njëra nga grupet më të suksesshme të femrave të të gjitha kohërave. Ajo së bashku me Beyonce dhe Kelly Rowland ishte anëtare të “Destiny’s Child” nga viti 1999 deri te shpërbërja përfundimtare e grupit në vitin 2006. Grupi ka shitur rreth 60 milionë albume. Edhe pse dukej në pamje të parë se vajzat e grupit ishin të lumtura sepse ishin pjesë e një grupi të madh, e të njëjtit mendim nuk është Michelle Williams, e cila ka folur për herë të parë për problemet e veta në atë periudhë.
“Në atë kohë nuk e kam kuptuar pse ndihem aq keq. Edhe pse isha pjesë e një grupi të suksesshëm, isha në depresion. Kam tentuar t’ia them këtë menaxherit, i cili më tha se nuk kam arsye të jem në depresion, pasi kishim nënshkruar kontratë multimilionëshe dhe po niseshim për në turne. Nuk më kuptoi”, tha Michelle.
Williams nuk kishte kujt t’ia besonte problemet me të cilat ballafaqohej dhe për këtë arsye kishte menduar dhe vetëvrasjen.
“Atëherë mendova se mund të jem e lodhur. Në një moment kisha mendime për vetëvrasje. Isha në një vend të errët dhe të vështirë, dhe doja të dilja nga grupi. Kam pasur depresion në moshën 25-vjeçare”, vazhdon më tej Michelle.