Jim Carrey pretendon se e dashura ishte e sëmurë para se të njihej me të dhe se gjithçka është një trillim
Jim Carrey pretendon se e dashura e tij e ndjerë kishte sëmundjen seksualisht të transmetueshme para se të njihej me të dhe jo pas, siç pretendon familja e saj. Në dokumentat e dorëzuara në gjykatë, ditën e premte, avokati i aktorit, ka akuzuar Cathriona White se ka përgatitur gjithë këtë ngjarje kundër 55-vjeçarit, për të fituar miliona dollarë nga aktori, përmes kërcënimeve dhe degradimit publik duke bërë pretendime false. Ndërkohë që nëna e White dhe ish-bashkëshorti i saj, pretendojnë se White kreu vetëvrasjen pasi aktori i transmetoi herpes 1 dhe hereps 2.