Leonardo DiCaprio dhe Toni Garrn i kthehen lidhjes së vjetër?
Ylli i titanikut, Leonardo DiCaprio është parë sërish së fundmi në një klub nate në Los Anxhelos me modelen gjermane 25-vjeçare Toni Garrn. Ai është fotografuar teksa dilte nga klubi dhe kishte të mbuluar fytyrën e tij me kapelë. Duke qëndruar në pjesën e përparme të veturës, aktori i Hollywood-it priste t’i bashkohej bukuroshja biondinë Toni.
Çifti kishte pasur një romancë prej 18 muajsh së bashku nga viti 2013 deri në vitin 2014, dhe ndarja e tyre e mëvonshme ishte bërë në mënyrë krejt miqësore. Pas ndarjes me DiCaprio, Toni kishte një lidhje me yllin e NBA-së Chandler Parsons, para se t’i jepnin fund lidhjes së tyre vitin e kaluar.
Leonardo ka qenë në lidhje më herët me manekinen Gisele Bundchen, e cila tani është e martuar me yllin e futbollit Tom Brady. Por muajin e kaluar, kishte zëra se ata ishin pajtuar serish, pasi ishin parë së bashku në një klub nate në New York.