Lajme

22 October 2017

Klajdi Haruni ka një “skiftere” të zemrës

||
0 Comment
|

Këngëtari i hitit “Skifterja e zemrës” dhe së fundi “Vajza e babit”,Klajdi Haruni është fokusuar në të tjera produksione të reja muzikore së bashku me grupin e Threedots, por edhe jeta private e tij duket se nuk ka mbetur jashtë vëmendjes mediatike. Kjo pasi thashethemeve për një lidhje të re dashurie nuk i “shpëtoi” as vetë ai. Ditët e fundit ai është përfolur së tepërmi për këtë çështje. Në një intervistë të fundit për “Prive” Klajdi ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë. “Unë gjithmonë e kam pasur të rezervuar këtë pjesë, po mendoj që gjithkush e ka një skiftere të zemrës”, – thotë ai duke qeshur. Pyetjes nëse ka në plane për ndonjë dasmë, ai i përgjigjet menjëherë: “Jo, jo, nuk kam plane dasme hiç. Shumë larg për planet e dasmës”. Duket se dasmat e shumta të këtij viti nuk e kanë emocionuar akoma atë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com