Lajme

23 October 2017

Rio Ferdinand dhe Kate Wright të lumtur së bashku

||
0 Comment
|

Kate Wright dhe i dashuri i saj, Rio Ferdinand, janë duke kaluar pushime të përbashkëta. Çifti ndodhet në Dubai dhe duket se po ia kalojnë për mrekulli. Ish-ylli televiziv, e cila u largua nga “Towie” për t’u përqendruar te romanca me Rion, kishte veshur bikini të zeza në kohën kur është fotografuar nga paparacët. Kate dhe i dashuri i saj 38-vjeçar janë parë duke u argëtuar me njëri-tjetrin, pasi më në fund e kanë pranuar edhe publikisht lidhjen e tyre. Pikërisht në emisionin “This Morning “ Ferdinand, i cili është baba i tre fëmijëve, e pranoi lidhjen e tij me Wright. Njëkohësisht, ishte hera e parë që ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit shfaqej pa unazën e martesës, prej se gruaja e tij, Rebecca Ellison, vdiq nga kanceri në moshë 34 vjeçare.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com