Jo të gjithë i pëlqejnë tatuazhet e Justin Bieber
Këngëtari kanadez, Justin Bieber, ka befasuar fansat me publikimin e një fotografie dhe videoje në Instagram, ku tregonte tatuazhin e madh që i përfshinte gjoksin dhe barkun. Këtë tatuazh, ai e ka bërë në muajin mars por vëtëm së fundmi ai ka vendosur ta tregojë si të plotë. Në njërën anë ai ka të vizatuar një ari të madh, kurse në anën tjetër luanin dhe nën ta ndodhen forma të ndryshme. Justin deri më tani i ka vizatuar 60 tatuazhe në trupin e tij.
Fansat e tij menjëherë pas publikimit të fotos në Instagram kanë reaguar përmes komenteve duke u shprehur se Bieber e ka tepruar me tatuazhe. “Je bërë i varur nga tatuazhet. Pse e shkatërron trupin me to, kur nuk kanë vlerë?”, ishte pyetja e një fansi drejtuar këngëtarit. Një tjetër i ka thënë se është dukur më mirë në të kaluarën, kur ka pasur tatuazhe të vogla. Krahas atyre që e kanë kritikuar, ka pasur edhe nga ata që e kanë inkurajuar duke i thënë se mund të bëjë çfarë të dojë me trupin e vet.