Pas 14 vitesh mungesë, Justin Timberlake vendos të rikthehet në “Super Bowl”
Justin Timberlake do të rikthehet pas 14 vitesh në “Super Bowl”. Ylli i pop-it, Justin Timberlake ka njoftuar përmes rrjetit social “Twitter” se do të performojë pas 14 vitesh në “Super Bowl”. Timberlake do të ngjitet në skenë më 4 shkurt 2018, në “US Bank Stadium”, në Minnesota.
Timberlake këndoi në Super Bowl 2001 me ish-grupin e tij, N’Sync, para se të ndante skenën me Jackson në 2004. Gjatë performancës së tij, këngëtari grisi veshjen e Jackson, duke bërë që ajo të nxirrte në pah gjoksin e djathtë.