Elvana Gjata me projekt të ri muzikor?
Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata është ndër këngëtaret më të preferuara të skenës muzikore. Ajo së fundmi po synon edhe një karrierë në arenën ndërkombëtare. Këngët që ajo sjell shndërrohen menjëherë në hite. Së fundmi, nëpërmjet një postimi në Instastory ajo ka lënë të nënkuptohet se është duke përgatirtur një projekt të ri muzikor sepse në foton e publikuar ajo shihet në një studio muzikore.