Lajme

25 October 2017

Sam Smith trembet plot dy herë gjatë emisionit të Ellen

Gjatë intervistës në emisionin “The Ellen Show”, Sam Smith ka zbuluar shumë të reja mbi ngjarjet e fundit të jetës së tij. Ndër të tjera ai ka thënë se jeton në një shtëpi të pushtuar nga fantazmat. “Mendoj se ka fantazma gjithandej nëpër shtëpi. Në të është banuar prej më shumë se 300 vitesh, ndaj unë kam dëgjuar çmendurira për atë vend. Motra ime mendon se dikush e sheh atë gjatë natës teksa fle.” Në atë moment Ellen e pyet nëse ka frikë nga fantazmat, ndërkohë që dikush i veshur si fantazmë i afrohet nga prapa për ta trembur. Sam frikësohet dhe akoma pa marrë veten,po i tregonte drejtueses së emisionit se po priste që diçka t’i dilte nga tavolina në krah, e pikërisht kur po e tregonte këtë një tjetër person del nga atje dhe e tremb përsëri. Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura tek publiku i sallës, madje edhe vetë Sam nuk e përmbajti të qeshurën pas reagimit të tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com