Lajme

25 October 2017

Selena takohet në shtëpinë e saj me Justin Bieber, ndërkohë The Weeknd…

Selena Gomez mund të jetë në një lidhje me këngëtarin kanadez, The Weeknd, por kjo nuk e ka penguar që të takojë ish- të dashurin e saj, Justin Bieber.

Sipas TMZ, Justin Bieber është parë teksa ka mbërritur në shtëpinë e këngëtares të dielën në mbrëmje e ndërsa më pas me ta janë bashkuar edhe miq të tjerë të përbashkët e kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në mesnatë.. Ndonëse mund të na duket paksa absurde apo e shohim deri këtu si tradhti, nuk është ashtu siç duket. Mësohet se pavarësisht se The Weeknd ishte në koncert të dielën, ai ka qenë në dijeni të takimit.

Pas transplantit të veshkës, Selena dhe Justin kanë pasur disa takime. Mesa duket 23-vjeçari ende shqetësohet për shëndetin e ish- të dashurës së tij, ndonëse sot nuk kanë të njëjtat role.

Selena dhe Justin u lidhën në vitin 2011 e ndërsa i dhanë fund marrëdhënies së tyre, pas katër vitesh. Aktualisht, ajo është në një lidhje me këngëtarin The Weeknd, e ndërsa për Justin nuk është përfolur ende për një lidhje serioze. Ai duket se i është përkushtuar në maksimum tatuazheve në trupin e tij, ku deri më tani numëron plot 60 të tilla.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com