Valdrin Sahiti së shpejti baba
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti ka folur së fundmi për jetën e tij private. Ai tha se me bashkëshorten e tij Edita Ramadanin janë bashkë qe shatë vjet, ku tregoi se edhe kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë. Valdrini rreth një muaj më parë u martua me bukuroshen në një ceremoni shumë private të mbajtur në Las Vegas. Nga fotot e publikuara ne rrjetet sociale ditën e dasmës bie në sy eleganca dhe perfeksioni. Por derisa ishte duke folur për lidhjen dhe marrëdhënien e tij me Editën, ai u pyet edhe për planet e tyre për tu bërë prindër. Sahiti befasoi kur tha se ajo ka ndodhur, duke konfirmuar se bashkëshortja e tij është shtatzënë.