Lajme

27 October 2017

Bebe Rexha: Doja të hiqja dorë por Sylvester Stallone më inkurajoi për të kundërtën

Këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë është një emër i njohur në arenën ndërkombëtare dhe këtë e ka arritur me shumë punë, siç dhe është shprehur vetë.

Përveç angazhimeve të shumta, Bebe Rexha gjen kohën për të shkuar në palestër dhe për të mbajtur trupin në formë. Por, s’është një vend dosido, stërvitet përkrah aktorit të madh Sylvester Stallone.

Legjendari “Rocky” nuk është vetëm një pjesëtar i palestrës, por një person për të cilin Bebe ka një mirënjohje të madhe, pasi e cilëson si inkurajuesin kryesor.

Këngëtarja postoi një video në “Istagram” dhe poshtë saj shkroi: “Rreth një muaj më parë, shkova në palestër dhe sinqerisht mendoja të largohesha nga bota e biznesit të muzikës, sepse ndjeva sikur po ndiqja lartësitë boshe dhe isha në depresion të thellë. Ky njeri ishte aty atë ditë dhe më dha inkurajimin më të mirë ndonjëherë dhe sot ai është përsëri këtu për të më kujtuar se nuk është vetëm një vrapim, por kjo është një maratonë. Gjërat mund të ndryshojnë shpejt”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com