Gabimi i Sonja Morgan që e detyron atë të kërkojë ndihmën e agjentit të FBI-së
Sonja Morgan ka thënë për “Page Six” se pasi është kthyer vonë në shtëpi ajo ka dërguar disa ftesa për 30 miqtë e saj për një festë private përmes shërbimit “Paperless Post”, i cili duket se ishte shfaqur me probleme.
“Kur unë nisa të dërgoja ftesat çdo personi, më erdhi një lajmërim se kjo ftesë i ishte dërguar 960 personave. Ftesa iu kishte shkuar të gjithëve, përfshi edhe rojet e garazhit, mësuesëve të fëmijëve, shërbimit të ushqimit”, shprehet Morgan.
Ajo është detyruar të telefonojë një mikun e saj, i cili më parë punonte për FBI, për të qënë aty nëse turma e njërëzve do të vinte dhe më pas i nisi e-mail çdo personi për të sqaruar gabimin e bërë.