Lajme

27 October 2017

Tina Turner flet për natën e tmerrshme ku ajo mund të kishte humbur edhe jetën

||
0 Comment
|

Superstarja,Tina Turner e cila ka qënë e martuar me këngëtarin e ndjerë Ike Turner, nga vitit 1962 deri në 1978, ka thënë se nuk kishte se ku të shkonte kur vendosi të ndahej nga ai.
“U largova pa asgjë dhe duhet t’ja dilja e vetme për familjen time kështu që iu riktheva punës, ka thënë ylli i “Proud Mary”, e cila është martuar me Erwin Bach që prej vitit 2013.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për një nga momentet më të vështira të jetës së saj.
“Ishte shumë e vështirë dhe e rrezikshme pasi Ike ishte një person i dhunshëm dhe në atë kohë përdorte lëndë narkotike dhe ishte i pasigurt. Nuk kisha para dhe vend ku të shkoja. Por provova dhe u largova gjatë kohës që ai po flinte. Mbaj mend që në atë moment, kur po kaloja rrugën, nuk llogarita dot shpejtësinë dhe ishte një kamion i madh duke ardhur, i cili nisi t’i binte borisë. M’u duk sikur më kaloi sipër. Rrezikova shumë jetën dhe mendova me vete që nuk do e përsëris më kurrë këtë gabim”, ka thënë ndër të tjera Turner.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com