Lajme

29 October 2017

Arsyet familjare detyrojnë aktorin e njohur të mos marrë pjesë në BAFTA

Matt Damon ka munguar në një event të rëndësishëm në Hollywood, mbrëmjen e së premtes për shkak të problemeve familjare, raporton “Daily Mail”.

Damon ishte planifikuar të merrte çmimin “Stanley Kubrik Britannia Award for Excellence” në ceremoninë “BAFTA LA”, organizuar në hotelin “Beverly Hilton”.

Një anëtar i eventit ka thënë: “Matt nuk është i pranishëm. Dëgjuam se kishte probleme familjare pasi babai i tij është sëmurë. Por nuk kemi dëgjuar më shumë. Pak njerëz ishin në dijeni por shumica e të ftuarve nuk ishin informuar”.

Aktori ka konfirmuar se mungoi në BAFTA për shkak të një emergjence familjare, duke u shfaqur në një klip 20 sekonda, përmes të cilit kërkoi ndjesë për mospjesëmarrjen e tij, për shkaqe personale.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com