Ky ndryshim i Dhurata Dorës do ju mahnisë….
Këngëtarja Dhurata Dora së fundmi është shfaqur me një ndryshim në pamjen e saj. Ajo ka ndryshuar stilin e flokëve duke i shkurtuar edhe më shumë se zakonisht.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dhurata ka publikuar disa fotografi në të cilat u shfaq shumë elegante me një fustan të zi. Ajo dukej vërtet bukur dhe joshëse dhe ndryshimi që ka bërë tek vetja u ka pëlqyer edhe fansave të cilët menjëherë kanë shprehur mendimin e tyre nëpërmjet komenteve.