Rihanna e sukseshme jo vetëm në muzikë….
Rihanna, nuk është vetëm një këngëtare tejet e suksesshme, por së fundi ajo po shfaq aftësi të mëdha edhe në fushën biznesit. “Women’s Wear Daily” ka zbuluar së fundmi se linja më e re e “makeup”-it e Rihanna-s, “Fenty Beauty” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm.
Si rezultat i shitjes së produkteve kozmetike online apo në dyqane, Rihanna ka arritur të fitojë 72 milionë dollarë vetëm në një muaj.