Edhe pse të ndarë “One Direction” thyen rekordin e radhës
Grupi “One Direction”, edhe pse i ndarë prej kohësh, sapo u barazua me “The Beatles” si grupi i vetëm me tre anëtarë që kanë arritur të performojnë si solistë në SHBA. Barazimi erdhi pasi Niall Horan kryesoi listat me debutimin e tij, Flicker, i cili shiti 152 mijë kopje javën e kaluar.
Ai ndjek Harry Styles dhe Zayn Malik, duke barazuar rekordin e “The Beatles”, i cili ka qëndruar si i tillë që nga viti 1971. Pjesëtarët e tjerë të grupit, Louis Tomlinson dhe Liam Payne nuk kanë realizuar ende albumet e tyre solo, që do të thotë që mbase ata mund të arrijnë të kalojnë rekordin e “Fab Four”.