Dua Lipa habit me performancën dhe pamjen e saj në Oslo
Bukuroshja nga Prishtina, Dua Lipa vazhdon me turneun e saj në mbarë botën, ku ndalesa e radhës ishte Oslo. Performanca e saj është pëlqyer nga publiku por përveç zërit të saj fantastik ajo ka tërhequr vëmendjen dhe me pamjen e saj.
Dua për performance e saj kishte përzgjedhur një veshje plot stil me pantallona e një bluzë të njëjtë, ku binte në sy trupi i saj në top formë. Skena interesante e ngritur në Oslo kishte një ekran LED të madh, ku ishte e vendosur edhe orkestra. Dua Lipa vazhdon me suksesin e saj me projektin e ri “New Rules”, i cili pushtoi të gjitha top listat.