Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez se fshehin më dashurinë
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk e fshehin më dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. Së fundmi ata janë shfaqur në kopertinën e fundit të “Vanity Fair”, ku edhe kanë folur për tërheqjen që kanë ndaj njëri –tjetrit.
“Shumë njërëz që kam takuar në jetën time, nuk vlerësojnë atë që bëjnë dhe sa e mrekullueshme është, jo madhësia e shtëpisë por momenti që ti ulesh me dikë që do shumë, me një familje me fëmijë të shëndetshëm” ,ka thënë Jennifer ndërsa për “Vanity Fair”, Alex është shprehur se: “Ngjajmë shumë me njëri-tjetrin, jemi të dy shenja e Luanit, jemi të dy nga New York-u, jemi të dy latinë si dhe kemi edhe 20 gjëra të tjera të përbashkëta”.