Liv Tyler pjesë e fushatës publicitare të “Triumph Essence”
Liv Tyler është aktore e suksesshme dhe nënë e 3 fëmijëve, por së fundmi ajo ka vendosur që t’i shtojë CV-së së saj edhe një tjetër eksperiencë të re. 40-vjeçarja ka pozuar për fushatën e re publicitare të markës britanike “Triumph Essence” dhe ajo është dukur e mrekullueshme me të brendshme të zeza, duke treguar këmbët e gjata dhe lëkurën e bardhë.