Nisin përçarjet në kastin e aktorëve të “Fast and Furious”
“Fast and Furious” ka sjellë deri më tani tetë episode të cilat janë pritur mirë dhe kanë shënuar shikueshmëri të lartë. “Tha Fate of the Furious” ishte seria e tetë e kësaj maratone filmash,ndërsa fansat menjëherë kanë nisur me pyetjet se kur do të mund ta shohin “Fast and Furious 9”.
Por pavarsisht se kanë nisur bisedimet, mes tyre kanë nisur përçarjet dhe duket se në episodin e ri nuk do të mund të shohim kastin e plotë të aktorëve. Ka qenë Tyrese Gibson, aktori që luan rolin e Roman Pearce, i cili sulmoi përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, aktorin Dwayne “The Rock” Johnson.
Ai u shpreh se nëse Dwayne do të jetë pjesë e “Fast and Furious 9”, ai nuk do të merrë pjesë në film. “Më vjen keq të njoftoj se nëse Dwayne është në Fast9, nuk do të jetë Roman Pearce. Nëse ngatërrohesh me familjen time, do të merrem me tënden”, ka shkruar Gibson.
Ndërkohë kompania realizuese e filmit, Universal Pictures nuk ka dalë ende me asnjë reagim lidhur me këtë deklaratë të aktorit.