Kelly Clarkson: Ndihem më e bukur dhe inteligjente se dikur
Kelly Clarkson në një intervistë për revistën “People”, ka thënë se kur ishte pjesë e American Idol, ishte shumë thatanike, por ishte më e plotë se vajzat e tjera që ishin pjesë e këtij spektakli dhe njerëzit flisnin gjëra të ndryshme për të. Pavarsisht kësaj Kelly arriti ta fitonte këtë spektakël në vitin 2002.
“Fatmirësisht kam shumë vetëbesim, kështu që asnjëherë s’e kam pasur këtë problem, t’i mbyllë gojët e njerëzve”, ka thënë Clarkson.
35 vjeçarja ka deklaruar poashtu se asnjëherë nuk e ka ndjerë nevojën të ketë një peshë të caktuar trupore, por megjithatë e pranon se ka pasur momente kur nuk është ndier shumë e sigurt. Në vitin 2007, ajo e kishte pranuar publikisht se vuan nga bulimia, pasi kur ishte adoleshente mendonte se po të ishte më thatanike, do të bëhej më lehtë pjesë e shfaqjeve muzikore të shkollës.
“Kur isha shumë e dobët, doja ta vrisja veten. Ndihesha shumë keq, si brenda, ashtu edhe jashtë, për gjatë katër vjetëve të jetës sime. Askush nuk brengosej për këtë sepse estetikisht dukesha bukur”.
Por këngëtarja që duket se tashmë ka kaluar periudhat e vështira të jetës së saj, tregon se ajo gjen balancin e jetës tek bashkëshorti i saj, menaxheri muzikor, Brandon Blackstock dhe fëmijët e tyre.
“Ndihem më e bukur dhe shumë më inteligjente dhe e ditur se dikur. Nuk mendoj se duhet të martohesh patjetër në jetë, as patjetër të kesh fëmijë, por unë jam bërë më e fuqishme që kur jam martuar dhe kam fëmijë”, ka shtuar këngëtarja.