Lady Gaga fejohet me të dashurin e saj
Këngëtarja e njohur është fejuar me të dashurin e saj, Christian Carino. Ajo ka pranuar propozimin e tij në New York pas një viti kur u nda nga aktori Taylor Kinney.
Mendohet se 31-vjecarja ka kurorëzuar dashurinë me 48-vjeçarin në një ceremoni fejese sekrete pasi mori lejen e babait të saj.
Sipas Us Weekly, cifti ka ndërprerë planet për martesë prej problemeve shëndetësore të Gaga. Ylli i hitit ‘Bad Romance’ ka anuluar koncertet e saj pasi po vuan nga një dhimbje kronike e quajtur fibromyalgia dhe duhet të qëndrojë e shtrirë për pak kohë.
Artistja e ka treguar këtë gjë në rrjetin social, Instagram në mënyrë që ndjekësit të mos zhgënjehen nga anulimi i performancave, duke i premtuar që shumë shpejt do zhvillojë turneun.