Habit Madonna, “braktis” udhëtimin në klasin e parë
Ikona e muzikës, Madonna ka një pasuri prej 800 milionë dollarësh por ajo së fundmi ka treguar se pavarësisht kësaj, ajo di të kursejë. Madonna është fotografuar në një fluturim ekonomik me “Air Portugal” nga Londra në Lisbon.
Udhëtarët nuk mund t’i besonin syve të tyre kur panë 59-vjeçaren, të ulur në pjesën më të lirë të aeroplanit, çmimi i të cilit shkon 42 paund, kur ajo zakonisht fluturon në klasin e pare. Ndërkohë që është fotografuar gjithmonë me veshje luksoze, në këtë fluturim, këngëtarja e hitit “Holiday” është shfaqur me një veshje të thjeshtë.