Tre arsyet kyçe të lumturisë së Julia Roberts…
Julia Roberts teksa ka pozuar për kopertinën e fundit të revistës “InStyle”, ka zbuluar edhe tre aryset kyçe të lumturisë së saj. Sipas yllit të “Pretty Woman”, arsyet janë: të martohesh me personin e duhur, të sjellësh në jetë një fëmijë me flokë të kuqe dhe të kesh mikesha të mrekullueshme. Kur flet për fëmijën me flokë të kuqe ajo i referohet djalit të pare,Finn.
Aktorja është martuar me Daniel Moder që nga viti 2002 dhe kanë tre fëmijë së bashku. Teksa ka folur për familjen e saj, Roberts ka thënë: “Lumturi është që kemi këto tre qënie njerëzore të cilat janë një pasqyrim i plotë i dashurisë që kemi për njëri-tjetrin”.