Lajme

03 November 2017

Sharon Stone mohon ndërhyrjet estetike

||
0 Comment
|

Aktorja dhe modelja e famshme, Sharon Stone pavarësisht moshës së saj 59-vjeçare ka një trup dhe fytyrë perfekte çka vërteton se vitet për të nuk kanë shumë rëndësi. Në një intervistë Sharon ka mohuar edhe ndërhyrjet kirurgjikale duke u shprehur në mënyrë ironike se nuk ka kohë që të lahet jo më të bëjë ndërhyrje estetike.

“Unë përdor kremëra dhe përpiqem që të depiloj këmbët kur më kujtohet. Më pëlqen të bëj palestër dhe të punoj, që mendoj se janë çelsi i shëndetit të mirë. Natyrisht ha edhe shëndetshëm”, ka thënë Sharon. Stone jeton në Kaliforni dhe në vitin 1992 ajo u shpall një nga 50 femrat më të bukura në botë nga revista “People”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com