Lajme

03 November 2017

Gigi Hadid “revoltohet” dhe ofendon gazetaren amerikane

||
0 Comment
|

Sulmi i ndodhur në qytetin e New Yorkut, u mori jetën tetë personave. Kjo ngjarje ka bërë që të hidhërohet edhe gazetarja amerikane Laura Loomer, e cila ka reaguar ashpër pasi kishte parë dy vajza të mbuluara me shami.
“Myslimanët dalin në New York, aty ku ndodhi sulmi nga ISIS-i. Duke ecur sikur nuk ka ndodhur asgjë. Mund të mendosh se do tregojnë mirësinë duke u sorollatur me hixhabe në rrugën ku ndodhi sulmi. Vë bast se po e shijojnë në maksimum”, ka shkruar Laura në llogarinë personale në Twitter.

Por, kjo ka bërë të revoltohet shumë modelja, Gigi Hadid, e cila është lindur nga prindërit e religjionit mysliman. Motrat Hadid, Gigi dhe Bella janë rritur me frymën myslimane dhe pavarësisht pengesave që ekzistojnë për këtë fe, ato arritën të bëhen dy prej modeleve më të paguara në botë.
Vajza e Mohamad Hadid, Gigi reagoi duke pohuar se në këtë formë po bëhet shkelja e drejtave të njeriut.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com