Lajme

03 November 2017

Angelina Jolie planifikon martesën pas ndarjes nga Brad Pitt?

||
0 Comment
|

Angelina Jolie ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve të “Asian World Film Festival” por ndryshe nga zakonisht ku ajo preferon veshjen në ngjyrë të zezë këtë here ajo ka preferuar një fustan të verdhë. Mamaja e 6 fëmijëve ka tërhequr çmimin “Rising Star Award” në emër të artistit Sreymoch Sareum, dhe gjatë fjalimit, ajo ka zbuluar se ndodhet në një lidhje të re dhe është mjaft e lumtur.

Burime për “InTouch Weekly” kanë konfirmuar se ajo është në një lidhje me një filantropist rreth të 40-ave i cili gjithashtu ka një pasuri të jashtëzakonshme. Angelina e ka mbajtur krejtësisht të fshehtë këtë lidhje dhe askush nuk ka arritur të zbulojë se për kë bëhet fjalë.
Sipas po të njëjtit burim ajo dhe filantropisti i pasur po planifikojnë të martohen sapo divorci i saj me Brad Pitt të marrë fund përfundimisht.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com