Dua Lipa sjell më herët festat e fundvitit…
Pas përfundimit të festës së përvitshme të Halloween-it këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa pa humbur kohë ka nisur përgatitjet e para për festat e fundvitit.
Dua ka postuar disa foto në Insta Story ku shfaqet e veshur me një palë çizme që janë të dizenjuara me zbukurimet e pemës së Krishtlindjes. Njëkohsisht në postimin e bërë ajo ka theksuar se ndihet më gati se kurrë për të festuar festat e fundvitit.
Dua ka qenë së fundmi e ftuara speciale në puntatën e mbrëmjes të “X-Factor” në Itali, ku nuk ka lënë pa realizuar një foto edhe me blogeren e famshme, Chiara Ferragni.