Grupi “Pussycat Dolls” drejt ribashkimit?
The “Pussycat Dolls” që në vitet ‘2000 ishin në kulmin e karrierës së tyre zhgënjyen një publik të gjerë edhe qindra mijëra fansa në momentin që grupi u shpërbë.
Kohët e fundit, pas thuajse një dekade përflitet për një ribashkim të tyre për të krijuar muzikë të re apo për të dhënë disa koncerte për fansat e tyre dhe gjithashtu për të kujtuar kohërat e vjetra.
Ky ribashkim duket se është konfirmuar në një mënyrë të tërthortë pasi Nicole Scherzinger është fotografuar nën shoqërinë e dy ish anëtareve të këtij grupi, Kimberly Wyatt dhe Ashley Roberts.
3 vajzat janë ritakuar pas shumë vitesh dhe kanë festuar këtë ribashkim deri në orët e para të mëngjesit në klubin “Notting Hill Arts” në Londër. Pavarsisht se mungon një konfirmim nga vetë vajzat shanset deri tani janë pozitive për bashkimin e grupit.