Britney Spears jep kontributin e saj për hapjen e qëndrës për fëmijët e sëmurë nga Kanceri
Këngëtarja Britney Spears, ka hapur në Las Vegas një qendër për fëmijët e sëmurë me kancer duke dhuruar një milion dollarë. Paratë ishin grumbulluar nga shitja e biletave për performancat e saj në “Planet Hollywood Resort & Casino”, në kuadër të koncerteve “Piece of Me”.
“Jam shumë e entuziazmuar që ndodhem këtu për kampin e ri NCCF. Kemi nisur me grumbullimin e parave në vitin 2014 dhe kemi grumbulluar një milion dollarë për këtë qendër mahnitëse për t’i mbështetur fëmijët dhe familjet ngado që janë. I falënderoj të gjithë për zemërgjerësinë dhe që e bënë të mundur të ndodhte”, ka deklaruar këngëtarja.
Shefi ekzekutiv i NCCF, Jeff Gordon, e ka falënderuar Britneyn për angazhimin që projekti të finalizohej.
“E kemi parë anën e Britney Spears, të cilën nuk e kanë mundësinë ta shohin shumë njerëz. Në raste të tilla e kupton sa e veçantë është Britney. Ajo është një këngëtare e mrekullueshme, këtë e dimë të gjithë, por ajo shqetësohet për njerëzit dhe kujdeset për ta”, ka thënë ai.