Shifra e lartë e shpenzuar për këngën “No I love yous” nga Era Istrefi dhe French Montana
Këngëtarja Era Istrefi dhe reperi French Montana sollën pak muaj më parë këngën e tyre më të re “No I love yous”. Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe këtë e tregon dhe numri i lartë i klikimeve në kanalin zyrtar YouTube. Projekti në përgjithësi u cilësua si shumë cilësor dhe ra në sy jo vetëm për këngën, por edhe për klipin e veçantë.
Kjo nënkupton se edhe shuma që është shpenzuar për realizmin e këtij klipi është shumë e madhe.
Menaxheri i këngëtares, Faton Shohi, ka pohuar për revistën “Story” se për realizimin e klipit “No i love yous” janë shpenzuar 150 mijë euro. Klipi është punuar jashtë vendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe sjell skena nga më të ndryshmet, ku Era kishte ndryshuar dhe pamjen e saj sepse nga një biondinë kishte kaluar në një brune.