Majk: Jam reperi më i shpejtë në estradë
Me projektin e tij më të fundit “Tarantino”, Majk iu kthye sërish zhanrit të tij fillestar, repit.
Ai në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se është ‘hip-hop’ që e ka sjellë deri në këtë pikë të suksesit dhe kjo është arsyeja pse e ka lansuar një këngë rep me tekst eksplicit.
Majk në këtë këngë ka një mënyrë super të shpejtë të të interpretuarit dhe e thotë me krenari se është reperi më i shpejtë në estradë. I pyetur për tekstin e këngës, ai thotë se nuk i ka bërë askujt ‘diss’ dhe se nëse do i bënte, nuk do e kishte aspak problem të fliste me emra.