Ryan Reynolds sërish argëton fansat me fotot qesharake të bashkëshortes…
Aktorja e famshme Blake Lively dhe bashkëshorti i saj kanë një marëdhënie që ndoshta shumë çifte të tjerë do e kishin zili. Më 25 gusht aktorja e famshme Blake Lively festoi 30-vjetorin e saj të lindjes dhe urimi i bashkëshortit të saj Ryan Reynolds ishte më qesharaku nga të gjithë.
Aktori i Hollywood postoi një foto të tyre me një cilësi të dobët ku Blake thuajse ishte prerë tërësisht nga foto dhe vëmendja binte mbi Ryan. Përbri fotos ai shkroi: “Gëzuar ditëlindjen bashkëshortes sime të bukur. Ky postim bëri qindra fansa që të qeshin.
Sërish 41-vjeçari ka dashur të argëtojë fansat e tij me foto qesharake të bashkëshortes. Këtë herë Reynolds ka postur një foto të Blake ku ajo shfaqet në Irlandë për xhirimet e filmit të saj më të fundit. Ajo është veshur si mos më keq për t’ju përshtatur personazhit të saj ndërkohë që ka një fytyrë të lodhur dhe të pagrimuar. Në këtë foto Ryan shkruan: “#nofilter” për tu tallur me bashkëshorten e tij. Por mardhënia e tyre duket kaq e forte sa ata i lejojnë njëri –tjetrit dhe shaka të tilla.