Motrat Koçi dhe trendet e dimrit…
Këngëtaret e njohur shqiptare, Eni Koçi dhe Greta Koçi, sërish janë shfaqur në një sesion fotografik. Dy motrat atraktive, njëra zeshkane dhe tjetra bionde, kanë shfrytëzuar veshje të krijuara prej tyre për të treguar trendet e këtij dimri. Ato janë shfaqur “blu“ me palltot e tyre të gjata prej pambuku duke tërhequr menjëherë vëmendjen. Eni Koçi së fundmi besohet se ka një lidhje romantike me reperin, Genc Prelvukaj. Ata nuk e kanë konfirmuar, e as mohuar një romancë të tyre, duke i lënë vend spekulimeve në mediat shqiptare.