Lajme

08 November 2017

Elvana dhe shalli prej pellushi 1,890 dollarë…

Migena mbajti koncertin e saj të pare si soprano në Shqipëri dhe kjo ishte arsyeja që pas një kohe të gjatë Elvana Gjata u rikthye. Elvana qëndroi live në “InstaStory” për të treguar mbështetjen ndaj motrës, si dhe për t’u dhënë emocione atyre që nuk mundën të bëheshin dot pjesë e koncertit. Por Elvana gjatë kësaj dite nuk publikoi asnjë foto të saj si ishte veshur apo me kë shoqërohej.

Por janë publikuar disa fotografi ku shihet këngëtarja e veshur shumë me stil me fustanin saten jeshil, getat e zeza me sandale dhe si aksesor kishte zgjedhur të mbante në njërin krah shallin prej pelushi. Një shall i tillë vazhdon të mbetet trend dhe ndoshta mund ta krahasohet pikërisht me Rihanna-n, e cila përdor shallin prej pelushi si një truk për ta çuar paraqitjen në një tjetër nivel. Të njëjtën efekt kishte dhe te paraqitja e Elvanës shalli prej pelushi “Fendi”, i cili kushton 1,890 dollarë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com