David Beckham i dhuron ditën më të bukur fansit të tij
David Beckham ka bërë të lumtur 17-vjeçarin Moin Younis i cili vuan me sindromën “Acorns”. Kjo sëmundje konsiston në krijimin e flluskave dhe gjakderdhjeve në momentin që preket lëkura.
Ish- futbollisti i prekur nga historia e Moin vendosi të marrë pjesë në ceremoninë e “Pride of Britain” për t’ja dorëzuar vetë djaloshit çmimin “Krenaria e Britanisë”. 17-vjeçari është shprehur se kjo ishte dita më e bukur e jetës së tij dhe tashmë që është bërë ambasasor i sindromës “Acrons” do të bëjë çmos që të ndihmojë individë të tjerë të prekur nga kjo sëmundje.