Paris Hilton jep kontributin e saj për Meksikën
Paris Hilton, së fundmi shkoi në Meksikë për të dhënë kontributin e saj në një kauzë të rëndësishme. 36-vjeçarja vizitoi lagjen Xochimilco në Meksikë, ku dhuroi batanije, jastëkë, këpucë, rroba, ushqime dhe lodra për fëmijët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti shkatërrues që ndodhi në shtator. Së bashku me donacionet dhe takimin me të mbijetuarit, Paris dhuroi edhe një sasi të parave për të ndihmuar në rindërtimin e shtatë shtëpive.