Adam Levine momente plot humor në “The Ellen Show”
I ftuar në “The Ellen Show” ishte solisti i “Maroon 5”, Adam Levine i cili ishte ngarkuar me një detyrë të posaçme për t’i bërë një lojë kamarierit që do t’i sillte ushqimin në dhomën e zhveshjes. Ellen DeGeneres njihet për sensin e saj të humorit dhe kuptohet që edhe “rrengu” i krijuar për kamarierin do shoqërohej me shumë të qeshura dhe minuta plot humor.
Këngëtari mbante në veshin e tij një palë kufje që do ta ndihmonin të komunikonte me Ellen. Detyra e tij ishte të hiqej si personazhet e famshëm të llastuar që kanë teka për çdo gjë.
Për plot 10 min Adam ka përsëritur batutat sipas dëshirës së Ellen, të cilat e kthyen kamarierin në një asistent të këngëtarit. Ato çfarë ai thoshte kishin lidhje me ushqimin e porositur që nuk ishin në cilësinë e duhur për një ‘diva’ si Adam Levine. Herë pas herë ai fliste me zë aq të ulët në mënyrë që kamarieri të kuptonte se Adam po ruante vokalin e tij sepse më vonë do të jepte një koncert ‘live’. Kamarieri i quajtur Izi edhe pse i vinte për të qeshur ka ruajtur seriozitetin e tij duke mos kuptuar asgjë.