The Weeknd kërkon rikthimin me Bella Hadid
Edhe pse kanë qenë të lidhur për dy vite duket se modelja e famshme Bella Hadid e ka harruar plotësisht The Weeknd. Ka qënë pikërisht Bella, e cila e paralajmëroi këngëtarin kanadez se lidhja e tij me Selena Gomez nuk do të funksionte kurrë. Kohë më parë ajo është shprehur se kjo marrdhënie ishte thjeshtë një kurth i Selenës për tu rikthyer sërish me Justin Bieber.
Duke u bazuar në ngjarjet e ditëve të fundit, ku Selena dhe The Weeknd i dhanë fund mardhënies së tyre dhe Justin dhe Selena po përfliten për një rikthim së bashku duket se fjalët e Bella-s dolën se ishin të vërteta. Tashmë,The Weeknd po bën të pamundurën vetëm që të takohet me modelen e famshme.
Miqtë e tyre të përbashkët janë shprehur për “Hollywood Life” se 27-vjeçari po përpiqet me çdo kusht të krijojë kontaktet me Hadid për të fituar besnikërinë e saj e ndoshta më vonë për të rifilluar lidhjen e tyre.