Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj gati për të zgjeruar familjen
Bukuroshja Xhensila Myrtezaj, vazhdon të mbajë koncerte dhe së fundmi madje performoi edhe në Prishtinë. Por sipas Bes Kallakut, bashkëshortja e tij nuk ndjen më kënaqësi dhe se koha është të krijohet familja.
“Kur ta sjellë Zoti, por në punë jemi. E duam vërtet një fëmijë. Xhensila tani nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. E ndjen dhe ka shprehur se është gati për familje”, u shpreh Besi.
Bes Kallaku dhe Xhensila i dhanë fund beqarisë në një dasmë shumë të përfolur dhe të kushtueshme me shumë të ftuar nga skena e showbizit dhe politikës. Besi vazhdon me angazhimet e tij televizive, kurse Xhensila konsiderohet prej këngëtareve më atraktive.