Lajme

10 November 2017

Albumi “Reputation” i Taylor Swift vidhet një ditë para publikimit

||
0 Comment
|

Fati i keq po e ndjek kudo këngëtaren e famshme Taylor Swift, pavarësisht përpjekjeve të bëra nga ana e saj për të kthyer dinjitetin e saj në industrinë muzikore. Mesa duket ka ende njerëz që bëjnë çdo gjë për t’i bërë asaj keq.

Persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin të gjitha këngët e albumit “Reputation” një ditë para se produksioni i artistes ta nxirrte atë në shitje në të gjithë botën. Si rezultat i kësaj të gjithë kishin mundësi t’i shkarkonin falas këngët e saj duke i shkaktuar 27-vjeçares mijëra dollarë humbje. Edhe pse këngët e vjedhura u fshinë menjëherë nga interneti kjo ishte një disfatë për Swift.

Taylor deri në këtë moment nuk ka komentuar asgjë në lidhje me ngjarjen por fansat e saj të zjarrtë kanë postuar opinionet e tyre duke mbështetur këngëtaren e famshme. Ata kanë treguar se nuk do t’i kthenin kurrë kurrizin idhullit të tyre dhe se kurrë nuk do i shkarkonin falas këngët e saj të vjedhura.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com