Lajme

10 November 2017

Cara Delevinge shkëlqen me këpucët e shndritshme të Choo

Modelja por njëkohësisht dhe aktore, këngëtare dhe autorja e novelës “Mirror, mirror”, Cara Delevinge ka preferuar të jetë sërish pjesë e modës duke shkëlqyer në fushatën publicitare të një brand-i të njohur këpucësh. Me sa duket, Cara i është rikthyer dashurisë së saj për modelingun.

Ajo është tashmë ylli i spotit publicitar të këpucëve të Jimmy Choo për vitin 2018. Modelja paraqitet në këtë spot duke ecur e sigurt në vetvete nëpër rrugët e Nju Jorkut drejt një feste dhe të sjell shpirtin e Krishtlindjeve. Ajo duket e mrekullueshme me fustanin e kuq dhe këpucët e shndritshme të Choo. Veshja e saj është një look tipik për party-t e fundvitit.

Jimmy Choo ka zgjedhur të sjellë përmes kësaj fushate publicitare shpirtin dhe shkëlqimin e pistave të vallëzimit, energjinë dhe argëtimin e festave përmes modeles së njohur britanike. Krijimet kyçe të koleksionit përfshijnë çizmet me glitter deri tek kyçi i këmbës dhe sandalet metalike.

How do you like your eggs in the morning @jimmychoo

Un post condiviso da Cara Delevingne (@caradelevingne) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com