Megan Fox nuk do të dëshironte një shtatzani të katërt
Aktorja bukuroshe Megan Fox, ka vetëm 15 muaj që është bërë nënë duke sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Gjatë një interviste për revistën “Extra”, bukuroshja 31-vjeçare ka treguar se trupi i saj nuk është në gjendje për një shtatzëni të katërt dhe nëse kjo do të ndodhte sërish, ajo do të shkatërrohej.
Megan Fox ka shtuar se asnjë nga tre shtatzënitë e mëparshme nuk ka qenë e planifikuar për këtë arsye nuk është e sigurt nëse i ka dhënë fund me procesin e riprodhimit. Ajo dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green janë prindër të tre djemve të bukur, Noah 5-vjeç, Bodhi 3-vjeç dhe më i vogli i shtëpisë, Journey vetëm 15-muajsh.